
Presidenca: Respektojmë vendimin e Kushtetueses për pezullimin e dekretit mbi zgjedhjet në Tiranë
E Enjte 9 Tetor 2025, 17:05
Dritare.net
Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur të pezullojë pjesën e dekretit që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës.
Në një njoftim për mediat, Presidenca bën të ditur se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pezullimin e pjesës përkatëse të dekretit nr. 350, datë 1 tetor 2025.
“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr. 350, datë 01.10.2025,” — thuhet në reagimin zyrtar./L.F-dritare.net

















