
Policia nuk i jep leje PD-së për protestë më 16 maj. Ja pse!
Dritare.net
Policia e Shtetit nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën e thirrur në datën 16 maj 2025, e cila përkon me mbajtjen e Samitit të Tretë të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Autoritetet policore kanë argumentuar se refuzimi bazohet në nevojën për të garantuar sigurinë maksimale gjatë zhvillimit të samitit, ku priten liderë nga e gjithë Evropa dhe masa të rrepta sigurie janë vendosur në kryeqytet.
Nga ana tjetër, përfaqësues të PD-së kanë reaguar duke e cilësuar refuzimin si një shkelje të së drejtës për tubim dhe shprehje, dhe kanë paralajmëruar se protesta do të mbahet pavarësisht kësaj.
Kjo situatë mund të sjellë tensione shtesë mes opozitës dhe qeverisë, veçanërisht në një ditë me prani të lartë ndërkombëtare në vend. Autoritetet deri më tani nuk kanë dhënë sinjale për kompromis ose rinegocim të vendimit.
"Për mbarëvajtjen e samitit, uniformat blu kanë ndërmarrë masa duke bllokuar ose devijuar disa akse kryesore.
Të premten (16 Maj) nga ora 06:00 deri më 18:00 do të ketë bllokim të plotë të qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve në zonën ku do të zhvillohet Samiti, përfshirë: Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.", njoftoi policia./K.C/dritare.net

















