Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Daut Gumeni: Ju rrëfej 21 vitet e mia në burgun e Burrelit dhe Spaçit!

Daut Gumeni: Ju rrëfej 21 vitet e mia në burgun e Burrelit dhe

Poeti i njohur Daut Gumeni në një rrëfim për gazetarin Dritan Hila në emisionin “Shqip” në Dritare Tv tregoi vitet më të vështira të jetës së tij, burgun. Burgu, i ndërpreu poetit dashurinë e parë të jetës, por ishte letërsia ajo që e ndihmoi ta përballojë burgun. Në rrëfimin e tij, Gumeni tregoi 21 vitet që kaloi në burgun e Burrelit dhe të Spaçit.


“Ëndrrat nuk më janë ndarë sepse për mua gjysma e jetës është ëndërr. Por varët çfarë ëndrrash që ke. Si dashuria ime e parë, që e ndërpreva pasi hyra në burg. Më vjen mirë që e desha aq shumë sa nuk ia thashë dot, se e pashe që nuk kisha të ardhme as vetë.
Ishte letërsia, ajo që më ndihmoi ta përballoj burgun. Të parët që më ndihmuan ishin ata që më dhanë jetën. Nëna ime mbahej me nam në krahinë për të qarë me ligjërime. Kur qante ime më dridheshin malet. Nga hekurat nuk u përlot një herë. Unë isha në burgun e Burrelit 20 vjet. Ata që kishin pushtetin atëherë thoshin që do të dërgoj në Burrel që mos shohësh as diell, as shi, as borë dhe të drejtë kishin.
Burreli qe tmerr se nuk ngopeshe as me ajër. Binte gripi sivjet dhe ikte pas 10 vjetësh. Qarkullonte nëpër dhoma, se s’kishte ku vente. Edhe gripi nuk dilte dot jashtë, jo më ne. Pushtetarët e tranzicionit tonë të përmbaruar u vjen turp ta përdorin Burrelin dhe s’e marr vesh pse. Ata thonë Spaçi tmerr. Po ta përmendin një herë Burrelin. Unë kam qenë në galerinë e të përndjekurve dhe mbi te përndjekurve në Spaç, 3/50 ka qenë. Atje ne i thoshim vagonit anije sepse vinte uji deri në gju. Dhe shkonin ata që ishin më të parehabilitueshmit. Kam qenë vetëm një vit ne Spaç, 20 vjet në Burrel.”, u shpreh poeti në DritareTv./K.C/dritare.net