Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Petro Koci reagon pas mesazhit të Bashës në Fier!

Petro Koci reagon pas mesazhit të Bashës në Fier!

Kryetari i partisë së gangsterëve Gaz Bardhi, Xhelal Mziu apo dhe Mark Marku, Lulzim Basha ka qenë në Fier dhe paskësh folur për masakër elektorale?

Ky që s'ka prapanicë të kërkojë falje për zgjedhjet e përgjakura që PD i dhuroi demokracisë në ‘94-ën, ‘96-ën dhe ’97-ën në Fier, guxon të flasë për masakër elektorale?

Për zgjedhjet e 25 Prillit që u firmosën lirisht nga numëruesit dhe komisionerët e opozitës pa as më të voglin kontestim.

"Argumentet" e partisë që vazhdon të jetë e frymëzuar nga regjimi gangster i Berishës brenda saj, qenkan shitblerja e votës dhe administrata.

Shitblerja.

Siç dihet shitblerja e votës u ngjiz në politikë dhe ne procese elektorale nga angazhimi i biznesmenëve te paskrupullt në listat e partive. Kësaj radhe PS nuk kishte asnjë biznesmen ne listat e veta. Përkundrazi opozita ia kishte besuar kësaj kategorie energjinë elektorale. PD dhe LSI e përdoren ketë kategori për të shfrytëzuar epshin e përmbysjes së listës së kandidateve poshtë dyshemesë së emrave që zgjidhen nga racioni partiak i rezultatit.

E di i gjithë qarku Fier që ky epsh dhe kjo teknologji desh e përmbysi rendin e kandidatëve të zgjedhur nga PD nëpërmjet hedhjes në lojë jo vetëm të trafikut të influencës por edhe qarkullimit të fuqisë financiare. Bile kjo për pak solli dhe përplasje fizike mes kandidateve te PD.

Edhe LSI përdori të njëjtën teknologji. Përdori kandidatë që kanë shumë para dhe natyrisht disa çuna problematikë që janë preferencë e Presidentit.

Administrata.

E vërteta është se PS nuk mori rezultat maksimal në zgjedhje pikërisht për shkak të administratës. Jo vetëm që shumë të zgjedhur në PS që janë pjesë e administratës ia futën gjumit në fushatë, por një pjesë e rëndësishme e administratës u kthye në kosto elektorale për PS. Me përtacinë, kapadaillëkun dhe pse jo korrupsionin në dhënien e shërbimeve për qytetarët. Këta, Basha duhet t’i falënderoje për demotivimin e një pjese të votuesve për të mbështetur PS. Shumë votues kur votojnë nuk kanë parasysh Ramën apo Bashën, por administratorë të punëve vendore, drejtore apo nëpunës që ua kanë sjellë në majë të hundës.

Prandaj Basha duhet t’u jetë mirënjohës të pandershmëve të administratës.

Zgjedhjet kësaj radhe ishin më të mirat. Mirënjohje teknologjisë së re ligjore dhe natyrisht administratës zgjedhore të çdo ngjyre partiake.

Lulzim, ji i ndershëm me partinë që të kanë dhuruar.

Ti që s'ke fuqinë të ndryshosh PD-në, nuk do të mundësh të votëbesohesh si ndryshues.

Shqiptaret votojnë fuqinë e ndryshimit, Partine Socialiste dhe atë që e fitoi PS-në nëpërmjet betejës!

Edi Ramën!/dritare.net