
PD pa kandidatë në 6 bashki. Berisha: Do përkrahim të pavarurit
Dritare.net
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi sot të mos propozojë kandidatë zyrtarë për zgjedhjet e parakohshme në gjashtë bashki të vendit, por të mbështesë kandidatët e pavarur që do të garojnë në këtë proces.
Pas mbledhjes, kreu i PD-së Sali Berisha ftoi personalitete nga fusha të ndryshme të paraqiten si kandidatë të pavarur, duke theksuar se forca politike që ai drejton është e gatshme t’i mbështesë me seriozitet maksimal.
“Patëm një diskutim të gjatë, të përgjegjshëm, të lirë. Ajo që predominoi dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë, është se PD ndonëse ka padiskutim kandidatura kalibri për asnjëlloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet, do vlerësojë dhe çmojë shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë dhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por dhe në bashkitë e tjera. Ky është një moment do të mendoja unë, për të gjithë ata qytetarë, intelektualë, ata specialistë, ekspertë që ndihen të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës, të matin forcat e tyre në një garë në interesin më të mirë të qytetarëve të marrin vendimin e duhur.", tha Rama./K.C/dritare.net

















