Pas 7 orësh, përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve
E Martë 20 Janar 2026, 18:06
Dritare.net

Pas 7 orësh, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese seanca lidhur me kërkesën për rritjen e pagës së gjyqtarëve, ku palë kërkuese ishin Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve.
Gjykata Kushtetuese u tërhoq për vendim, i cili pritet të bëhet publik brenda pak ditësh.
Në këtë seancë janë dëgjuar të gjitha palët: Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi./K.C/dritare.net