
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi deri 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 12-18 m/s shoqëruar me valëzimin në detet të forcës 3-4 ballë./E.P-dritare.net

















