
Opozita vendos flamurin serb në Kuvend. Balla: Mos provokoni kot!
E Hënë 18 Nëntor 2024, 20:08
Dritare.net
Opozita vendosi disa postera me flamujt e vendeve të rajonit, mes tyre edhe ai serb, në seancën e sotme parlamentare. E bënë këtë për të treguar situatën me pensionet në rajon. Në flamurin serb tregoheshin fondet për IPARD-it në Serbi krahasuar me Shqipërinë. Kjo situatë solli reagimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij i kërkoi opozitës që ta hiqnin.
“Hiqeni atë flamurin e një vendi tjetër këtu. Ç’pune keni me flamujt e vendeve të tjera që i varni këtu dhe shkruani emra shtetesh? Hiqini ato dhe mos bëni provokime kot,” u shpreh Balla.
Pas reagimit të Ballës, PD-ja ka vendosur që ta mbulojë flamurin me letër të bardhë./K.C/dritare.net

















