Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nisur nga deklarata e Bes Kallakut, a mund të kenë prindërit një fëmijë të preferuar? Çfarë thotë shkenca!

Nisur nga deklarata e Bes Kallakut, a mund të kenë prindërit

Bes Kallaku u mundua të zgjedhë fjalët për të thënë se mes dy fëmijëve, ka një të preferuar: vajzën. Gjithë rrjeti zjeu se si një prind mund të veçojë fëmijët, por po shkenca, çfarë thotë?

Të kesh një fëmijë të preferuar mund të jetë tabuja më e madhe e prindërimit, megjithatë hulumtimet tregojnë se shumica e prindërve kanë vërtet një të preferuar.

"Jo çdo prind ka një fëmijë të preferuar, por shumë e kanë," thotë Jessica Griffin, një profesoreshë e asociuar e psikiatrisë dhe pediatrisë në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Massachusetts, SHBA.

“Të dhënat sugjerojnë se nënat, në veçanti, preferojnë më shumë fëmijët që janë të ngjashme me të, dhe që angazhohen më shumë me familjen.

Pavarësisht nga arsyeja, disa studime tregojnë se shumë prindër kanë një fëmijë të preferuar, pavarësisht nëse e pranojnë apo jo. Një studim tregoi se 74% e nënave dhe 70% e baballarëve në Mbretërinë e Bashkuar, kanë një fëmijë të preferuar.

Megjithatë kjo nuk thuhet hapur.

Sipas të njëjtit sondazh të YouGov, prindërit që pranuan se kishin një fëmijë të preferuar treguan një preferencë dërrmuese ndaj fëmijës më të vogël. Me pak fjalë, është i vogli i shtëpisë, dihet. Dhe lum kush është i fundit, në këto raste :).

Megjithëse prindërit shpesh kanë një të preferuar, shumë prej tyre ndihen fajtorë duke e ditur se shfaqja e një preference do të ketë një ndikim afatgjatë në vetëvlerësimin e fëmijëve. Shqetësimi nuk është krejtësisht i pabazë.

"Fëmijët që rriten në familje ku mendojnë se trajtohen në mënyrë të padrejtë, ndjehen të padobishëm," thotë Sinh. “Ata mund të mendojnë se janë të padëshirueshëm në një farë mënyre, ose nuk posedojnë tiparet dhe karakteristikat e veçanta të nevojshme për t'u dashur nga të tjerët. Ndjenja si delja e zezë e familjes i bën ata të përjetojnë frikë dhe pasiguri.

Por për shumicën e prindërve, shqetësimet e tyre janë të pavend. Provat sugjerojnë se nëse trajtimi preferencial nuk është shumë ekstrem, shumica e fëmijëve nuk ndikohen nga të qenit fëmija më pak i preferuar.

Pra shkenca thotë se shumica e nënave dhe baballarëve kanë të preferuarat dhe kjo është krejtësisht normale. Ajo që është e rëndësishme, është se të kesh një fëmijë të preferuar nuk do të thotë që t'i duash më pak fëmijët e tjerë dhe të bësh diferencën në mënyrën se si i trajton./L.F-dritare.net