Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga karantina, Ariana Grande dhe Justin Bieber publikojnë këngën e re të tyre

Nga karantina, Ariana Grande dhe Justin Bieber publikojnë këngën

Ariana Grande dhe Justin Bieber kanë publikuar të premten këngën e tyre më të re, të quajtur “Stuck ëith U”, dhe të gjitha fitimet do t’u shkojnë fëmijëve të punonjësve në vijën e parë të luftës ndaj pandemisë COVID-19.

Ariana tha se është shumë e lumtur që kënga e parë me Bieberin shkon për një kauzë të tillë.

“Nuk mund të shprehem se sa e lumtur jam, kemi pritur aq gjatë për ta bërë këtë këngë. Ky moment është shumë domethënës dhe jam e lumtur se kemi mundur të japim zërin tonë për një projekt të tillë dhe bashkëpunimi ka qenë aq përmbushësh, dhe e dua këtë këngë aq shumë. E kam zemrën plot dhe ju dua shumë” ka shkruar Ariana Grande.

“Kënga dhe video ‘Stuck ëith U’ janë publikuar sot, me mikeshën time të mrekullueshme Ariana Grande. Të gjitha fitimet do të shkojnë për një kauzë të mirë. Araina je e mrekullueshme. Jam i lumtur që më në fund e bëmë”, ka shkruar Bieber në rrjetet sociale./ I.M-Dritare.net