
Nexhmije Hoxha tregon takimin e Enver Hoxhës me Sali Berishën!
Dritare.net
Nexhmije Hoxha në një intervistë për emisionin Shqip, tregon njohjen e Enver Hoxhës me Sali Berishën.
“Sali Berisha është futur në shtëpinë tonë nga dera e pasme. Vinte në ditëlindjet e fëmijëve tanë. Berisha ishte një fanatik komunist, madje bënte çmos dhe atëherë që përmes zellit të tepruar, ta dëshmonte këtë. Do tregoj diçka, gati qesharake për takimin mes tij dhe Enver Hoxhës. Qëlloi që kishte Enverin në Klinikën e Udhëheqësve, ku shërbente për anëtarët e Byrosë Politike. Enveri shkoi në klinikë të vizitojë njërin nga shokët e Byrosë, të sëmurë dhe aty u ndodh Sali Berisha. Kolegët e Berishës pas takimit më treguan se ai mbante dorën, pa lejuar t'ia prekte njeri, duke i thënë të gjithëve, se me atë dorë kishte takuar Enver Hoxhën.
Ishte një veprim që bënin pionierët në kohën tonë, kështu veproi Sali Berisha pas takimit me Enver Hoxhën. Ky ishte Sali Berisha. Dua të kujtoj dhe diçka tjetër shumë të rëndësishme. Kur Enveri ishte i sëmurë, u krijua grupi i mjekëve që do ta shikonin nga afër, dhe Hysni Kapo më dha emrat e mjekëve. Në grup ishte edhe mjeku i njohur Ylli Popa, i martuar me një grua rumune, shumë të mirë, që për ne nuk përbënte problem. Kurse për Berishën nuk dija asgjë, vetëm se punonte në Klinikën e Udhëheqësve.
Kërkova dosjen e tij, në fund të saj kishte një shënim.. vjehrra ka qenë e UDB-së. Jo thashë, larg, larg!”, tregon Nexhmije Hoxha, në tregimet e saj për njohjen me Sali Berishën./MK-dritare.net
View this post on Instagram

















