
Nëna e Martinit: Askush nuk na njoftoi se djali kishte bërë sherr!
Dritare.net
Sot mbushet një muaj nga vdekja e 14-vjeçarit Martin Cani. Në një protestë sot para Ministrisë së Arsimit, prindërit e Martinit, kërkuan drejtësi dhe zbardhje të plotë të vrasjes së djalit të tyre. Ata u shprehën se kanë dyshime, se e vërteta e vrasjes, po manipulohet.
"Kush nuk e mbrojti Martinin, ai ishte një fëmijë i buzëqeshur, e kam çdo moment buzëqeshjen e Martinit, kishte ëndrra të mëdha, ishte i vecantë, shkonte çdo ditë në ndeshje. Ishte i përpiktë, thoshte: “Ma, do bëhem një futbollist shumë i madh dhe do të marr me vete kudo që të shkoj”.
Nuk kam fjalë për këtë histori, kam vetëm lot dhe sot jam nëna e gjithë fëmijëve shqiptarë, të mbrohen të gjithë fëmijët e tjerë. Dua dorëheqjen e ministres. Mësuesja kujdestare nuk më tha asnjë fjalë, nuk më telefonoi mua se Martini është grindur me një fëmijë, do të kishte një parandalim për ato dy fëmijë.
Ai që ka faj të dorëhiqet me çdo kusht, nga dera e shkollës deri në Ministri. Dua drejtësi për Martinin dhe për Luisin,” shprehet e ëma e Martinit.
Prindërit e Martin Canit një ditë më parë iu drejtuan me një letër Ambasadës Amerikane ku kërkonin drejtësi dhe përgjegjshmëri nga institucionet shtetërore në vend, për vrasjen e djalit të tyre./L.F-dritare.net
View this post on Instagram

















