Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Në këtë qytet, patenta e makinës kushton 76.000 dollarë!

Në këtë qytet, patenta e makinës kushton 76.000

Të kesh një makinë në Singapor, në një nga vendet më të shtrenjta në botë, gjithmonë ka qenë diçka luksoze. Por kostot tani janë rritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Në Singapor para se të blesh një automjet të duhet një certifikatë 10-vjeçare e njohur ndryshe si licencë.

Tani kjo certifikatë kushton minimalisht 76,000 dollarë, katër herë më shumë se më vitin 2020. Dhe me kaq para, ti blen vetëm të drejtën për të blerë një makinë standarde të kategorisë A, me një motor të vogël dhe të mesëm prej 1600cc ose më pak.

Ata që duan diçka më të madhe do të duhet të shpenzojnë 106,630 dollarë për licencën e Kategorisë B. Kostot e makinës, janë plus.

Sistemi i kuotave u prezantua në vitin 1990 për të minimizuar trafikun dhe për të reduktuar emetimet në një vend që është shtëpia e 5.9 milionë banorëve, por që krenohet me një rrjet mbresëlënës të transportit publik.

Sipas Departamentit të Statistikave, kjo shumë është e papërballueshme për një banor të Singaporit me të ardhura mesatare. Të ardhurat mesatare mujore për një familje në 2022 ishin 7,376 dollarë.

Ricky Goh, një tregtar lokal makinash, tha se "gati i ra të fikët" kur dëgjoi për rritjen e çmimit. “Shitjet kanë qenë në rënie. Kjo rritje e çmimit, do të ndikojë shumë keq në për biznesin”, tha ai për CNN.

Vendasit thonë se të jetuarit në Singapor, tashmë i renditur si qyteti më i kushtueshëm në botë, është bërë jashtëzakonisht i shtrenjtë në vitet e fundit mes inflacionit të vazhdueshëm, rritjes së kostove të banesave publike dhe rënies ekonomike. /L.F-dritare.net