
Në fund të nëntorit mbyllet burgu i Zaharisë!
E Martë 23 Nëntor 2021, 14:02
Dritare.net
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi sot në një takim me përfaqësues të “CTP”-së dhe në prani të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se në datat 27 dhe 28 nëntor të burgosurit që po vuajnë dënimin në burgun e Zaharisë do të transferohen në Shënkoll.
Në burgun e Zaharisë vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor ndërsa tashmë do të mbyllet për shkak të kushteve të këqija./M.M-dritare.net

















