
Caktohet data e zgjedhjeve vendore në Kosovë
Dritare.net
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar 12 tetorin e këtij viti, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore.
“Caktimi i kësaj date synon të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera relevante, me qëllim të respektimit të standardeve më të larta të administrimit zgjedhor. Kjo datë siguron hapësirën e nevojshme për organizimin teknik dhe logjistik për të gjitha format dhe procedurat e votimit sipas përcaktimit ligjor”, thuhet në njoftim./K.C/dritare.net

















