
Multimilionerët e Shqipërisë! Avokat Beqiri: Ju tregoj pasuritë e Argita Malltezit dhe Shkëlzen Berishës!
Dritare.net
Avokati Idajet Beqiri ndërsa fliste për hetimin pasuror ndaj Sali Berishës, tregoi pasuritë që ka Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha. Avokati thotë se Argita Malltezi është multimilionerja e Shqipërisë, pasi nuk ka cep të vendit që nuk ka pasur të paluajtshme.
“Nuk ka sektor jete dhe veprimtarie në vendin tonë ku të mos ketë futur duart për t’u pasuruar Berisha, bashkëshortja e tij me provatizimin e ARMO-s, fëmijët e tij Argita Berisha që është bërë multimilionere, që nuk ka cep të Shqipërisë pa pasur pasuri të paluajtshme, nga Gjiri i Lalëzit në detin Jon, për të mos thënë për aferat e rënda korruptive me Fazlliç, kur u bë një pastrim i hapur i parave të pista që vazhdon edhe sot.”, thotë avokati.
Ndërsa për Shkëlzen Berishën, avokati tregon se ai ka pasuri të jashtëzakonshme në Suedi, që do të hetohen nga SPAK.
“SPAK do t’i çojë hetimet deri në Suedi, ku Shkëlzen Berisha administron një pasuri të jashtëzakonshme, asete, para etj. Kështu që është një veprim i drejtë i SPAK-ut dhe jam i bindur që ky hetim do të çojë në ndëshkimin e kësaj familjeve për korrupsion të lartë shtetëror, pastrim të produkteve që rrjedhin nga një krim, justifikim dhe mosdeklarim të pasurive, etj.”, tha avokati në DritareTV./K.C/dritare.net

















