Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mirditë/ Policia aksion për 12 orë sekuestron mbi 49 kg kanabis, vihen në pranga 3 persona!

Mirditë/ Policia aksion për 12 orë sekuestron mbi 49 kg kanabis,

Policia e Shtetit përmes një njoftimi ka bërë me dije se brenda 12 orëve janë finalizuar 2 operacione në fushën e narkotikëve në zonën e Mirditës. Është finalizuar operacioni policor "Munella" për të cilin janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë sekuestruar 31 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike. Gjithashtu edhe në finalizimit të operacionit të koduar "Kaçinari", është vënë në pranga një 36-vjeçar, dhe do të procedohet në gjëndje të lirë babai, si dhe sekuestrohen 18 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Operacionet janë zhvilluar nga strukturat e DVP Lezhë, Komisariati i Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, kushte të vështira të motit dhe në terren të thyer malor.

“Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: V.Ll., 49 vjeç, lindur në Domgjon, Mirditë, banues në Zejmen, Lezhë dhe P.N. 43 vjeç, lindur në fshatin Xhuxhë, Mirditë, banues në Tale, Lezhë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Kaçinari " , në fshatin Arrëz, Kaçinar , shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B.Ç. dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.” Thuhet në njoftimin e policisë. Materialet hetimore janë referuar në në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./Xh.Xh/dritare.net