Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Integrimi/Ministrja Xhaçka zbulon kur mund të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare!

Integrimi/Ministrja Xhaçka zbulon kur mund të mbahet Konferenca e

Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi një takim online sot homologun e saj, ministrin e Jashtëm portugez, Augusto Santos Silva. Gjatë bisedës ministrja Xhaç​ka​ përmendi reformat e ndërmarra në Shqipëri në përmbushje të kërkesave të Këshillit të marsit 2020. Portugalia, e cila ka marrë Presidencën e Këshillit të BE, nga 1 janar 30 qershor 2021 angazhohet, të çojë përpara punën për miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda qershorit 2021.

Integrimi/Ministrja Xhaçka zbulon kur mund të mbahet Konferenca e

Kryediplomati portugez nënvizoi se, reformat e deritanishme të ndërmarra nga Shqipëria janë në rrugën e duhur dhe se interesi i Portugalisë është ruajtja e besueshmërisë së BE-së në rajon, nëpërmjet zbatimit të vendimeve të marra./dritare.net