Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çmimi i naftës ka rënë kudo, por jo këtu/ Meta: Rruga është shporrja e kësaj qeverie!

Çmimi i naftës ka rënë kudo, por jo këtu/ Meta: Rruga

Kryetari Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë konferencës për media që po mban ditën e sotme ka reaguar për çmimin e naftës në vend.

"Kryeoligarku Edi Rama tek këto çmime dhe këto lojëra që bën me naftën është përfituesi kryesor. Bordi u shpik për të thënë që po kujdesemi dhe për të bërë lajme. E dimë që t gjitha i vendos Edi Rama siç i thonë shërbëtorët e tij dhe përfituesi më i madh është Edi Rama.

Çmimi ka rënë në të gjithë botën, por këtu nuk ka s’di të bjerë dhe rruga është shporrja e kësaj qeverie të pashpirt që mendon se duke varfëruar shqiptarët do t’i bëjë të nënshtruar, por ka akumuluar një urrejtje të jashtëzakonshme që ka nisur të derdhet rrugëve të Tiranës", tha Meta./Xh.Xh/dritare.net