Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbretërit e kokainës dalin në GJKKO për masat e sigurisë, mes tyre edhe bosi i ‘Cinco’!

Mbretërit e kokainës dalin në GJKKO për masat e

Të akuzuarit për trafikun e drogës në Europë kanë dalë para GJKKO për tu njohur me masat e sigurisë. Gjyqtari Erjon Bani vendosi shtyrjen e seancës me 1 orë për shkak se avokatët e të akuzuarve kërkuan kohë të njiheshin me aktet, ndërsa tashmë Bani është tërhequr për të marrë vendimin.

Para trupës gjykuese kanë dalë dy vëllezërit biznesmenë, Klevis dhe Artur Hoxhosmani, Ilir Lloshaj, si edhe bosi i klubit të natës ‘Cinco Cavalli’. Ndaj tyre është caktuar masa arrest me burg, ndërsa në GJKKO do të njihen me masën e dytë të sigurisë edhe dy ish-ortakët e tyre Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj, të dy aktualisht në burg edhe për dosjen Plumbi i Artë.

Para prokurorit Adnan Xholi dhe gjyqtarit Erjon Bani kane dale:

Artur Hoxhosmani
Klevis Hoxhosmani
Ermir Ndrejaj
Erjon Alibej
Plarent Dervishaj
Ilir Lloshi

Mbretërit e kokainës dalin në GJKKO për masat e

Është shpallur në kërkim biznesmeni Elidon Skëndaj, i njohur dhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj. Ai rezulton pronar i një bar kafeje tek zona e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës si edhe i një kompanie ndërtimi, Erking shpk.

Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Droga fshihej mes konteinerëve, në paleta druri, kuti me banane ose në thasë me kakao. Vetëm gjatë kësaj periudhe u dokumentuan dhjetëra episode trafikimi e sekuestrimi droge, në total mbi 6 ton dhe kapte vlerën e 411 milionë eurove.

Mbretërit e kokainës dalin në GJKKO për masat e


Shumica e drejtuesve jetonin edhe midis vendeve të Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe. Anëtarët e grupit komunikonin në “Sky ECC”. Kur dyshonin se droga do kapej, telefonat i shkatërronin. Por SPAK ra në gjurmët e tyre, pikërisht këto biseda të zbërthyera me ndihmën e francezëve.

Ndreaj u arrestua teksa shijonte rrezet e diellit në një skaf luksoz në Palasë, ndërsa policia ushtroi kontrolle në vilën e tij në jug dhe në një apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë. Po në Palasë u arrestuan edhe vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, ndërsa Ilir Lloshaj u kap në Elbasan.

Nga operacioni u sekuestruan 43,470 euro dhe 5,000 franga zvicerane, si dhe 3 makina, përfshirë një luksoze, Mercedes Benz AMG G63. U bllokua gjithashtu një skaf luksoz, prodhim i vitit 2025. Nga kontrollet u gjetën edhe 2 orë luksi, Rolex dhe Richard Mille, 16 celularë, 19 karta bankare ndërkombëtare dhe të dhëna llogarish të huaja bankare në Dubai, Gjermani, Itali dhe Panama. U sekuestrua gjithashtu një dron profesional, 8 hard disqe dhe pajisje të tjera elektronike të sofistikuara. Në shtëpinë e Artur Hoxhosmanit u gjetën 3 pistoleta pa leje./K.C/dritare.net