
Masakra e Borovës, ambasadori gjerman kërkon falje për 107 shqiptarët që vranë nazistët!
Dritare.net
Ambasadori Zingraf mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të masakrës së Borovës. Asokohe, më 6 korrik 1943, ushtarët gjermanë të Vehrmaht-it vranë mizorisht 107 njerëz të pafajshëm, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, si hakmarrje për një sulm partizan që kishte ndodhur pak më parë.
“Në këtë vend, në këtë orë, unë si gjerman ndiej turp te madh. Por unë përfaqësoj një Gjermani ndryshe, e sot jam i lumtur që gjermanë dhe shqiptarë kujtojnë këtë ngjarje, përkujtimi është gjëja e nevojshme dhe viktimat kanë të drejtën e kujtesës. Është e drejtë dhe e nevojshme të përkujtohen ngjarje të tilla të tmerrshme. Sepse viktimat kanë të drejtë të kujtohen. Kujtimi i tiranisë nacionalsocialiste dhe katastrofës që ajo solli në botë dhe mbi vetë Gjermaninë është një kujtesë e rëndësishme për ne. Paqja nuk mund të merret si e mirëqenë, përpjekjet aktive drejt pajtimit dhe mirëkuptimit janë baza për të ardhmen tonë paqësore dhe demokratike. Përpjekja për pajtim dhe tejkalimi i armiqësive të supozuara historike janë gjithashtu shumë të rëndësishme këtu në rajon, brenda të ashtuquajturave vendeve të Ballkanit Perëndimor, për një të ardhme rajonale të qëndrueshme dhe paqësore. Përkujtimi i kapitujve të tmerrshëm të së kaluarës, siç po bëjmë së bashku sot, dhe ndërtimi i institucioneve që hedhin vështrimin përpara, shkojnë krah për krah me njëra-tjetrën’’, është shprehur Peter Zingra./F.M/dritare.net

















