Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dritare TV: Lea Ypi, Njeriu i vitit!

Dritare TV: Lea Ypi, Njeriu i vitit!

Lea Ypi është njeriu i vitit 2021, nga Dritare TV. Lea Ypi e bëri Shqipërinë lajm të mirë, në median ndërkombëtare. Në një kohë kur suksesi është klikime, Lea e sfidoi me lexime. Dhe ia doli të bëhet autorja më e lexuar, më e debatuar, më e propozuar, përkrah mjeshtrave si Roth, në skenën ndërkombëtarë të letërsisë. Lea Ypi, e ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, foli më shumë rreth këtij libri që e bëri fenomen letrar mbarëbotëror.

Dritare TV: Lea Ypi, Njeriu i vitit!

“Ky libër u shkrua në një kohë shumë të shkurtër. Unë e shkrova librin brenda pandemisë. E kam firmosur kontratën në mars dhe e kam dorëzuar për botim librin në fund të shtatorit. Në një periudhë prej 6 muajsh. Gjithçka nisi kur më kontaktoi redaktorja ime në Penguin Press, në Britaninë e Madhe për të më kërkuar që të shkruaja një libër për publikun e gjerë, pasi ajo kishte lexuar punimet e mia akademike dhe disa shkrime që i kam publikuar në revistat dhe gazetat britanike.

Dritare TV: Lea Ypi, Njeriu i vitit!

Më shumë kam publikuar gjatë periudhës se Brexit, por edhe më vonë me komente apo opinione politike. Asaj i kishte pëlqyer ky transferimi nga mendimi akademik në një mendim që përpiqej të komunikonte me publikun e gjerë. Dhe më kontaktoi për të më kërkuar të shkruaja një libër, që të përcillte idetë e mia filozofike, publikut të gjerë. Duke biseduar me të kisha vendosur të shkruaja një libër për konceptin e lirisë në tradita të ndryshme të mendimit intelektual.

Dritare TV: Lea Ypi, Njeriu i vitit!
Një nga bindjet e mia është ideja se ka qasje të ndryshme politike ndaj konceptit të lirisë, shpesh të kundërta me njëra-tjetrën. Por në fakt në bosht të të gjithë botëkuptimeve, është një kërkim se çfarë është liria dhe se si duhet realizuar në shoqëri.
Redaktores i kisha sugjeruar të shkruaja një libër për lirinë dhe për mënyrën se si e majta dhe e djathta, i qaseshin konceptit të lirisë. Ajo ishte shumë entuziaste. Në kërkim të gjuhës së përshtatshme për publikun e gjerë, shpjegimet akademike u kthyen gjithnjë e më shumë në një rrëfim personal.

Dritare TV: Lea Ypi, Njeriu i vitit!
Unë sa herë mendoja për dështimet e lirisë dhe për aspiratën për lirinë në sisteme të ndryshme, mendoja për Shqipërinë, për familjen time, të kaluarën dhe gjithnjë e më tepër, ato ide që kishin ardhur si abstrakte, ktheheshin në personazhe të vërtetë.
Bota shihet nga sytë e një fëmijë dhe ka shumë ironi, ka shumë diskutime që duken në pamje sipërfaqësore. Ndërkohë kur ky fëmijë rritet, arrin pjekurinë dhe shkon 18-vjeç, atëherë kur libri mbyllet, pak para 18 dhjetorit, çështjet bëhen gjithnjë e më të koklavitura. Sepse nuk flet më një fëmijë, por një adoleshent. Dhe ai e sheh botën ndryshe nga një fëmijë.

Dritare TV: Lea Ypi, Njeriu i vitit!

Kapitulli i vitit 1997 ka një të veçantë. Ky kapitull është njësoj siç është shkruar në ditarin tim. Është ditari real i imi, nuk është ndryshuar asgjë. Kur lexova ditarin kuptova se një ditë ti mendon se gjithçka do të marrë fund, ndërsa një ditë tjetër është krejt një ditë normale. Si shkrimtare, kjo ishte shumë e vështirë për mua, që ta vendosja në një periudhë të caktuar kohe. Ishte e vështirë t’ia përçoja lexuesit këtë skizofreninë e brendshme në përjetimin e ngjarjeve.

Dritare TV: Lea Ypi, Njeriu i vitit!

E diskutova me redaktoren, dhe i thashë që unë e kam ditarin, dhe mendoj të marr vetëm muajt e ’97 për të thënë se unë nuk di se si ta përshkruaj luftën. Dhe mënyra më e mirë për ta sjellë të gjallë luftën ishte ta sillja se si e kisha jetuar.

Dritare TV: Lea Ypi, Njeriu i vitit!Dritare TV: Lea Ypi, Njeriu i vitit!
Libri tashmë është botuar në shumicën e gjuhëve në Evropë, gjermanisht, italisht, spanjisht, portugalisht, të gjitha gjuhët skandinave dhe në Kore”, u shpreh Ypi në Dritare TV./L.F-dritare.net

*Intervistën me Lea Ypin, mund ta ndiqni sonte në emisionin Shqip, në një intervistë me gazetaren Rudina Xhunga, në orën 20:00 live në kanalin tonë në YouTube, Dritare TV!