
Lamallari-opozitës: Turp, bëni politikë me vrasjen, ju i linçoni gjyqtarët
Dritare.net
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, reagoi ashpër ndaj akuzave të opozitës gjatë debatit në Kuvend, duke i akuzuar deputetët e saj se po bëjnë politikë me një ngjarje tragjike si vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai i kritikoi për përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe për sulmet ndaj partnerëve strategjikë, përfshirë ambasadorin e SHBA-së, vetëm sepse kanë mbështetur reformën në drejtësi.
“Të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik. Keni përgjegjësi për gjuhen e urrejtjes që keni përdorur. Keni anatemuar partnerë strategjik, ambasadorin e SHBA vetëm e vetëm se mbështetën reformën në drejtësi. Ju keni gojë të flisni. Nuk keni turp, shqioptarët e dinë prandaj ju kanë votuar e ju kanë lënë aty. Mos ngjallni gjuhën e urrenjtje, turp tju vijë dhe kini kujdes kur bëni kapital me gjyqtar e prokuror”-u shpreh ministri Besfort Lamallari./K.C/dritare.net

















