
Rama-Berisha marrëveshje për RTSH-në. Ja emrat e Këshillit të Ri Drejtues!
Dritare.net
Kuvendi zgjodhi sot kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Fatjon Hoxhalli u zgjodh kryetar me 74 vota, duke mundur në përballje kandidatin Helidon Haliti.
Po kështu u miratuan të 10 kandidaturat e tjera për anëtarë të Këshillit Drejtues.
Osman Mula mori më shumë vota pro nga të gjithë anëtarët e propozuar, me 84 të tilla dhe vetëm 3 kundër e një abstenim.
Rajmonda Bulku dhe Robert Budina më shumë vota kundër, me respektivisht 7 dhe 11, Budina njëkohësisht mori edhe më shumë abstenime me 9 të tilla.
Më pak u votua po Robert Budina me 66 vota si dhe Alket Braho me 55 vota pro, edhe pse në fund u miratuan si anëtarë të Këshillit.
Këshilli i mëparshëm u shkarkua po nga Parlamenti bashkë me kryetarin Leka Bungo, pas gjetjeve nga Komisioni i Mediave me shkeljet e shumta të bëra gjatë procedurës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.
Pas dëgjesave në Kuvend, Komisioni propozoi edhe kandidaturat për votim, që u zgjodhën ditën e sotme.
Votimi për Këshillin Drejtues të RTSH:
Enio Civici 77 pro, 7 abstenime, 2 kundër
Pano Xhixho 82 pro, 5 abstenime, 0 kundër
Alket Braho 55 pro, 26 abstenime, 6 kundër
Zamira Kita 77 pro, 8 abstenime, 1 kundër
Lorenc Vangjeli 72 pro, 6 abstenime, 5 kundër
Bujar Kapexhiu 75 pro, 4 abstenime, 5 kundër
Osman Mula 84 pro, 1 abstenim, 3 kundër
Petrit Beci 76 pro, 5 abstenim, 3 kundër
Rajmonda Bulku 78 pro, 3 abstenim, 7 kundër
Robert Budina 66 pro, 9 abstenim, 11 kundër
Elidon Haliti 57 kundër, 10 pro
Fatjon Hoxhalli 74 pro, 6 abstenime, 7 kundër./L.F-dritate.net

















