
Video/ Kryeministri takon adashin në avion: Ky është Edi Rama dhe është me PD!
Dritare.net
Sapo zbriti nga avioni "Air Albania" në Aeroportin e Kukësit, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim para qytetarëve të Kukësit. Rama tregoi bisedën që bëri me tre emigrantë ndërsa po udhëtonin për në Kukës, me avion.
“Përshëndetje të gjithëve. Së pari do të doja një vullnetar, kush del vullnetar të fijë këtu. Më prek më prek jam real apo 3. Unë jam real, sapo kam pasur kënaqësinë e jashtëzakonshme të zbres nga një avion real në këtë aeroport real me një grup njerëzish real të cilët kisha shumë kohë që doja ti takoja se ma kanë lexuar librin e shtëpisë me shumë pasioin sa herë kam folur pëqr aeroportin. I takova atje dhe vendosa të flas për 3 prej tyre. Ai quhej Edi Rama dhe ishte me PD. Emrin e gjatë e kishte Eduard po i thërrisnin Ed Rama. Hë mo vëlla i thasë si e more këtë rrenë dhe vendose të vish. Vallai tha nuk kam ça të them se kisha besu po ta shohim deri në fund a po e mban llafin ma tha në ajër.”, tha Rama.
"DY ADASHË. Majtas Ed Rama i PD, kuksian Londre, djathtas Ed Rama i PS, katunar Surreli.", shkroi Rama në Facebook, ndërsa postoi një foto me adashin e tij./K.C/dritare.net

















