Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri Rama reagon për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut!

Kryeministri Rama reagon për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama përgëzoi sot drejtuesin e ri të SPAK-ut.

"Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.", shkruan Rama në X./K.C/dritare.net