Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri Rama mbledh kabinetin qeveritar për analizë pune në periferi të Tiranës

Kryeministri Rama mbledh kabinetin qeveritar për analizë pune në

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot që prej orës 09:00 ministrat e kabinetit qeveritar në një takim pune të zhvilluar në periferi të Tiranës.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura për mediat dhe ka për qëllim një analizë të detajuar të performancës së çdo ministrie. Gjatë mbledhjes, ministrat pritet të raportojnë para Kryeministrit mbi ecurinë e punëve në sektorët përkatës, arritjet e deritanishme, sfidat kryesore si dhe problematikat që kërkojnë zgjidhje.

Burime pranë qeverisë bëjnë me dije se analizat do të shërbejnë si bazë për vendimmarrje të mëtejshme, përfshirë vlerësimin e efikasitetit të institucioneve dhe mundësinë e riformatimeve të mundshme në funksion të përmirësimit të qeverisjes.

Ky takim vjen në një kohë kur mazhoranca po përgatitet për vlerësime të brendshme dhe përgatitje për agjendën e re politike në vijim të vitit./L.F-dritare.net