Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kreu i Delegacionit të PE uron Ramën për fitoren: Zgjedhjet e mirë organizuara e çuan Shqipërinë një hap para në BE!

Kreu i Delegacionit të PE uron Ramën për fitoren: Zgjedhjet e

Kreu i Delegacionit të PE në Komitetin e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Manolis Kefalogiannis, uroi krye,ministrin Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Kefalogiannis vlerësoi procesin zgjedhor të cilin e konsideroi si një hap të rëndësishëm të Shqipërisë drejt BE-së.

“I dashur Z. Rama, unë do të doja t’ju përgëzoja ngrohtësisht për procesin e mirë organizuar zgjedhor, i cili përfundoi në një ditë të qetë dhe pozitive të zgjedhjeve parlamentare në 25 Prill 2021.

Unë do të doja të përshëndesja njerëzit e Shqipërisë për pjesëmarrjen e tyre paqësore në këto zgjedhje. Më lejoni të vlerësoj organizimin e mirë të zgjedhjeve parlamentare pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga një legjislacion zgjedhor i rishikuar në kontekstin e një pandemie globale. Organizimi i suksesshëm i këtij procesi zgjedhor është një hap shumë i rëndësishëm në rrugën drejt pranimit të vendit tuaj në Bashkimin Evropian, një hap që duhet të ndiqet nga zbatimi i plotë i rekomandimeve të formuluara nga Misioni OSBE-ODIHR.

Parlamenti Evropian ju mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Si Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, unë pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të frytshëm me Parlamentin e sapo zgjedhur. Sinqerisht Manolis Kefalogiannis”, shkruan Kreu i Delegacionit të PE./L.F-dritare.net