Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Krerët e lartë të hetimeve të INTERPOL mbajnë sot konferencën në Tiranë!

Krerët e lartë të hetimeve të INTERPOL mbajnë sot

Sot në Tiranë do të mbahet Konferenca Evropiane e Interpol, një takim mes drejtuesve të kësaj organizate, rreth 200 përfaqësues të policive të huaja.

Të pranishëm do të jenë edhe drejtues të lartë të policive, agjencive ligjzbatuese nga vendet anëtare ku pritet të diskutohen dhe merren vendime për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Gjatë ditëve të konferencës në datat 11,12 dhe 13 qershor, do të ketë fjalime të autoriteteve të larta shtetërore të Shqipërisë dhe drejtuesve të Interpol-it./M.K-dritare.net