Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kamerieri 19-vjeçar bie nga kati i dytë i resortit Kep Merli! Dërgohet te Trauma

Kamerieri 19-vjeçar bie nga kati i dytë i resortit Kep Merli!

Një 19-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një prej vilave të resortit “Kep Merli” në Ksamil. I riu, Anduel Hoxha, i cili ishte i punësuar kamarier në resortin turistik, ka rënë nga kati i dytë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Sarandës e më pas u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës.

Sipas policisë, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes./shqiptarja.com