Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitojnë Vlorën

Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitojnë Vlorën

Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, ndodhet për një vizitë në Vlorë së bashku me bashkëshorten Ivanka Trump dhe tre fëmijët e tyre. Ata kanë eksploruar gjirin e Vlorës me jaht, kanë konsumuar darkë me ushqime deti dhe tradicionale shqiptare, si dhe kanë shijuar perëndimin e diellit mbi ishullin e Sazanit. Vizita është shoqëruar me masa të shtuara sigurie, me mbi 100 forca në gatishmëri.

Qëllimi i vizitës lidhet me një projekt madhor turistik që Kushner planifikon në ishullin e Sazanit. Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin e investitorit strategjik për kompaninë “Atlantic Incubation Partners LLC”, të lidhur me Kushnerin, për ndërtimin e një resorti luksoz. Investimi kap vlerën e 1.4 miliardë eurove dhe do të shtrihet në 8% të ishullit, në një sipërfaqe prej 45 hektarësh. Projekti do të zhvillohet në tre faza dhe do të ketë afat 10-vjeçar.

Financimi sigurohet nga fondi “Affinity Partners” i Kushnerit, i mbështetur nga qeveria saudite. Përveç Sazanit, planifikohet edhe ndërtimi i një resorti tjetër në Zvërnec./L.F-dritare.net