Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fotografia italiane e dashuruar me Shqipërinë, kjo është historia e Ilaria Paoli!

Fotografia italiane e dashuruar me Shqipërinë, kjo është

Në intervistën e radhës në Dritare TV ishte e ftuar fotografja italiane, Ilaria Paoli për të na treguar historinë e saj të dashurisë. Një dashuri aq të fortë, sa të bën të lësh Italinë e të ndërtosh jetën përkrah njeriut të zemrës në Bërxullë, tē Tiranës!

“Unë kam ardhur në Shqipëri sepse kam ndjekur zemrën time. Kam ardhur këtu për bashkëshortin tim. Këtë zgjedhje e kam bërë që 17 vjeç dhe tani jetoj këtu. Me bashkëshortin tim jam fejuar që në moshën 14-vjeçare, isha shumë e re. Tani jetoj me familjen e tij dhe këto vite mjaftuan për ta kuptuar se ai ishte shoku i jetës sime. Familja ime ishte e lumtur për mua, por e vështirë ishte t’ju shpjegoja se do vija të jetoja në Shqipëri, pasi unë jam një vajzë e vetme. Po jetoj në një realitet tjetër nga ai në Itali. Në Itali jetoja në një qytet buzë detit, ndërsa tani jeta në Bërxullë në mes të fushave dhe qetësisë më pëlqen më tepër.”,u shpreh Ilarja në Dritare TV./M.T/dritare.net