Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ishte nisur nga Amerika Qendrore, kapen në det 3 tonë kokainë!

Ishte nisur nga Amerika Qendrore, kapen në det 3 tonë kokainë!

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar nga forcat e Armatosura kolumbiane, brenda një varke.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngarkesa e kokainës dyshohet se ishte nisur nga Amerika Qendrore, ku dhe u zbulua nga njësitë ajrore dhe detare, duke përfshirë patrullën e aviacionit detar dhe fregatën raketore ARC Caldas.

Hetimet nisën pasi autoritetet u njoftuan mbi një varkë të dyshimtë që lundronte në detin e Karaive, ku pas një ndjekje të gjatë anija është kapur 313 kilometra lag bregut të San Andrés. Pas inspektimit, autoritetet gjetën 120 thasë që përmbanin 2,994 blloqe kokaine.

Vlerësohet droga e sekuestruar në treg kap vlerën e mbi 100 milionë dollarë, nëse grupet e trafikut të drogës do ta kishin nxjerrë në treg./M.K-dritare.net