Inxhinierja Bozo: Rindërtimi ka ecur mirë, por njerëzit duhet të dinë se shtëpitë nuk ngrihen me urdhrin e peshkut!
Dritare.net

Në fjalën e saj ndërsa kryeministri Edi Rama prezantoi prezantoi programin për rindërtimin inxhinierja Luljeta Bozo, tha se qeveria e mori veten shumë shpejt pas tërmetit të 26 nëntorit. Ajo bëri një përmbledhje të situatës pas tërmetit, duke thënë se procesi ka shkuar mirë, por njerëzit tha Bozo duhen sqaruar se shtëpitë nuk ngrihen me urdhrin e peshkut.
“Më vjen shumë mirë, e kam thënë disa herë që qeveria e mori veten shumë shpejt. S’ngeli njeri pa strehë, pa ushqim. Nisën përpjekjet për fondet. Ato që kemi konstatuar defekte, s’duhet të kishim as gjysmat e defektet, janë realizuar në këtë program. E filluam në zonat ku kishte shkatërrim më të madh. Në zonat rurale, ku kishte shumë popullsi. Bashkëqytetarët e bashkëfshatarët të kenë mundësi të hynë sa më shpejt. Po të shikojmë si është zhvilluar ekonomia gjatë 2020, bujqësia ka mbajtur një peshë shumë të madhe. Ka dhënë kontribut për eksportet tona.
Është bërë shumë mirë. Por ishin dhe të shpërndara. Janë zbatuar të gjitha rregullat që t’i kemi këto shtëpi me jetëgjatësi sipas kodeve të ndërtimit. Me studimet, firma të specializuara. Faktikisht këta e kanë një dhuratë, një shtëpi të re është dhuratë, jo e rënë nga qielli. I kemi shembujt rreth e rrotull. Kemi Italinë fqinje, njerëzit janë ende në rulota. Le që kërkojnë një fare qiraje, kanë zënë një copë toke. Këtu jo vetëm s’paguajnë lekë, iu bënë shtëpia sipas standardeve. Po ecën mirë. Më vjen shumë mirë që në procesin e Rindërtimit, aty ku janë të grupuara është filluar ndërtimit sipas rregullave, si bota.
Kështu që ky proces personalisht po ecën shumë normalisht, ndoshta ka nevojë për të treguar për ata që janë hezitues. Kujtojnë se bëhet menjëherë. Për të bërë një pallat duhet kohë. Teknologjia do kohë për të ngritur objektin. Njerëzit duhen sqaruar, shtëpitë nuk ngrihen me urdhrin e peshkut. Kemi pasur vështirësi me fondet. Në fillimet e veta ky program u bazua mbi buxhetin tonë. Di dhe nga eksperienca, që Europa ka shumë burokraci derisa të alokojë fondet. Njerëzit menduan se përderisa u dhanë lekët, do bëheshin menjëherë. Mua më duket se po ecën mirë. U vu një vëmendje shumë të veçantë për shkollat. Ka shumë rëndësi. Sipas standardeve më të mira. Kam pasur edhe mbikqyrësa shumë të mirë, them që shumë shpejt këto plagët e tërmetit do riparohen dhe njerëzit duhet të jenë mirënjohës. Është dhuratë e madhe. Jo të gjithë e bëjnë këtë. Duhet të jenë mirënjohës ndaj veprimeve shumë operative e të sakta. Ndoshta duhet të ketë më shumë, se thonë i vodhën fondet. Le të flasin me shifrat. Programi i Rindërtimit duhet të vijojë në një aspekt tjetër. Kemi disa drejtime, për një periudhë 10-20 vjeçare që jo vetëm ngre ekonominë. Ti ke fuqi për të ecur përpara. Për të marrësh farëra më të mira, teknikë më të mirë. Në këtë drejtim ka punë për të bërë në zonat rurale. Ne jemi shumë të pasur në minerale. Të kemi mundësi sa më shumë për të shfrytëzuar, dhe ka plot aspekte të tjera.”- tha Bozo./L.F-dritare.net

