Rama: Kaq qenë një mandat i jashtëzakonshëm. Goditjet do të kishin rrëzuar një elefant, jo më një qeveri!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin “Rindërtimi nuk ndalet”. Duke bërë një përmbledhje të muajve më të vështirë për vendin, pas tërmetit të 26 nëntorit, kreu i qeverisë tha se goditja e fortë do të hidhte përtokë edhe një elefant, e jo më një qeveri me mjetet e kufizuara që ka.
“Sot kur ne jemi në rrugën drejt 25 prillit dhe shumëkush flet për vite unë dëshiroj të bëj një korrigjim. Me thonjëza apo pa thonjëza. Nuk janë ende 8 vite. Sepse ne kemi hyrë në zyrë në gjysmën e dytë të shtatorit, të vitit 2013, por jo vetëm kaq. Ky mandat ka qenë mandati i jashtëzakonshëm i një qeveri shqiptare, pasi u thye në mes. U thye nga tërmeti dhe pandemia. U thye duke përmbysur planet tona. Gjithë kalendarët e punës, prioritetet duke e kthyer vëmendjen në dy drejtime që na kanë vënë përballë dy sfidave të jashtëzakonshme.
E them pa modesti, dy goditje që do kishin rrëzuar përtokë një elefant e jo më një qeveri të Shqipërisë me fuqitë dhe mjetet e kufizuara që ka. Nuk do të mund t’i përballonte, me forcën, vullnetin dhe dinjitetin që po i përballojmë ne. Realisht kur jam përgjigjur i nxjerr dhe nga dheu, pyetjes së bërë nga një gazetar ku do i gjesh paratë për këto plagë. Mendja nuk arrinte dot t’i mbështesë këto argumente.
Fjalë të thëna nga pasioni, ambicia dhe barra e jashtëzakonshme e detyrimit për ata mijëra njerëz të mbetur pastrehë në ato minuta. Faktikisht kam marrë rrugën dhe kam bërë me dëshirën më të madhe dhe me vullnetin më të fortë lypësin. Kudo ku kam mundur, duke trokitur në të gjitha dyert e mundshme, nga perëndimi deri poshtë në Lindjen e Mesme.
Ju e dini si vazhdoi historia. Arritëm një mbështetje rekord nga donatorët. Na dha frymë, nga dha energji, bindjen e forcën se do ja dilnim. Në territor, për të bërë verifikimet, riverifikimet Një punë e jashtëzakonshme në kushte të jashtëzakonshme. Një punë për të cilën unë jam realisht i qetë, asnjë ditë nuk mbetën nën qiellin e hapur”, tha Rama./L.F-dritare.net