Na ndiqni edhe në

Bota

Mrekulli në Venezuelë! Burri nxirret gjallë pas 8 ditësh nën rrënojat e tërmeteve

Një mrekulli ka ndodhur në Venezuelë, ku një burrë është shpëtuar i gjallë pasi qëndroi i bllokuar për tetë ditë nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga dy tërmete të fuqishme.

Ekipet e emergjencës arritën të nxirrnin Hernán Gil më shumë se 100 orë pasi kishin lokalizuar vendndodhjen e tij, ndërsa ai ndodhej nën rreth 140 tonë rrënoja.

Një zjarrfikës kilian, pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit, e cilësoi ndërhyrjen si “pa dyshim më kompleksja dhe teknikisht më e vështira” me të cilën është përballur ndonjëherë.

Bilanci i deritanishëm i tragjedisë ka shkuar në rreth 2.300 viktima nga tërmetet që goditën Venezuelën më 24 qershor, ndërsa dhjetëra mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur./K.C/dritare.net