Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori Gjergj Mena!
Monday 2 November 2026, 10:10
Dritare.net

Aktori dhe regjisori i njohur, Gjergj Mena, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë i ditur në faqen e “Instagram”-it, Eja në Teatër, ku shkruan se “sot, skena mbetet më e varfër. Ikja e tij e këput kaq herët një rrugëtim që kishte ende shumë për të dhënë”.
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit dhe regjisorit Gjergj Mena.
Për shtatë vite me radhë, ai drejtoi me dashuri e përkushtim festivalin teatror për të rinj “TK RIN ART”.