Surpriza e madhe e vitit! Taylor Swift dhe Travis Kelce martohen sot në New York
Dritare.net

Taylor Swift dhe Travis Kelce besohet se mund të kurorëzojnë sot dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore në Madison Square Garden, në New York, megjithëse deri më tani çifti nuk ka konfirmuar zyrtarisht asnjë detaj lidhur me martesën.
Spekulimet janë shtuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit, ndërsa mbrëmjen e kaluar disa emra të njohur të showbiz-it amerikan janë parë të veshur me rroba ceremoniale, në atë që mediat e huaja e përshkruajnë si një darkë përpara eventit të madh. Mes tyre është parë edhe aktorja dhe regjisorja Lena Dunham.
Ndërkohë, autoritetet kanë njoftuar mbylljen e disa rrugëve në Midtown Manhattan, ndërsa ekipe logjistike janë fotografuar duke shkarkuar pajisje dhe kuti brenda Madison Square Garden, duke ushqyer edhe më shumë zërat për një organizim të përmasave të jashtëzakonshme.
Sipas raportimeve, në listën e të ftuarve, që mendohet të përfshijë rreth 1 mijë persona, ndodhen emra të njohur të skenës ndërkombëtare si Graham Norton, Dua Lipa dhe Sabrina Carpenter, të cilët janë parë gjatë ditëve të fundit në New York.
Taylor Swift njoftoi fejesën me yllin e NFL-së, Travis Kelce, përmes një postimi në Instagram në muajin gusht të vitit të kaluar, duke i dhënë fund muajve të tërë spekulimesh për të ardhmen e marrëdhënies së tyre.
Megjithatë, deri në këto momente, as Swift dhe as Kelce nuk kanë konfirmuar publikisht nëse ceremonia e martesës do të zhvillohet vërtet sot, duke lënë fansat në pritje të një prej ngjarjeve më të komentuara të vitit në botën e spektaklit./dritare.net