Tensionet në protestë/ Urgjenca: Ja sa efektivë dhe protestues erdhën të lënduar!
Dritare.net

Protesta e zhvilluar këtë të enjte përpara Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, duke lënë pas 19 persona të lënduar, mes tyre efektivë dhe qytetarë.
Sipas informacioneve nga strukturat spitalore, në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 14 punonjës policie dhe 2 protestues. Katër prej efektivëve vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pjesa tjetër, së bashku me protestuesit e lënduar, janë larguar pas marrjes së trajtimit të nevojshëm.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur për ndihmë edhe një efektiv policie dhe dy protestues të tjerë.
Në total, 19 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e incidenteve të regjistruara gjatë protestës, ndërsa katër efektivë policie vijojnë të trajtohen në spital.
Autoritetet pritet të publikojnë një bilanc të plotë mbi ngjarjet dhe incidentet e shënuara gjatë protestës së sotme./dritare.net