Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot protesta e 34-t, Arben Kola mesazh protestuesve: Mos sulmoni gazetarët

Në Tiranë po mbaher protesta e 34-ët e protestës së qytetarëve, të cilët vijojnë tubimin e tyre të përditshëm para Kryeministrisë.

Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit janë mbledhur fillimisht në qendër të kryeqytetit dhe më pas kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalime dhe kanë shprehur kërkesat e tyre përmes thirrjeve publike.

Gjatë protestës së sotme, një prej organizatorëve dhe nismëtarëve të tubimit, Arben Kola, u është drejtuar pjesëmarrësve me një thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje, duke kërkuar që të shmangen çdo lloj incidenti me përfaqësuesit e medias.

Kjo thirrje vjen pas incidenteve në protestë, ku u sulmua gazetarja e Top News, si edhe pas rrahjes së analistit Ilir Demaliaj./dritare.net