Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot në GJKKO seanca e radhës për Veliaj!

Sot në GJKKO seanca e radhës për Veliaj!

Sot në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca e radhës për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.


Shtyrja e seancës së 27 tetorit, u bë për shkak të mungesës së avokatëve, ndërsa nuk u paraqitën as mbrojtësit ligjorë të ndihmës juridike falas të kërkuar nga Gjykata.


Megjithatë qytetari i parë i Tiranës përmes një kërkese të posaçme më herët e ka bërë të qartë se i vetmi avokat me të cilin kërkon të mbrohet është Plarent Ndreca, duke refuzuar kështu alternativën e vendosur më herët nga trupa gjykuese e GJKKO.

Ndërkohë pasditen e 28 tetorit Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ky transferim prodhoi reagime të shumta jo vetëm nga kryebashkiaku dhe pala mbrojtëse e tij, por edhe brenda socialistëve.