Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama fton inxhinieren Bozo të kandidojë për deputete: Do të jetë me ne për të na përcjellë siguri!

Rama fton inxhinieren Bozo të kandidojë për deputete: Do të

Kryeministri Rama sot ftoi inxhinieren Luljeta Bozon, të kandidojë për deputete të PS në zgjedhjet e 25 prillit. Do të jetë me ne për të na përcjellë siguri, tha Rama për inxhinieren, ashtu sikurse ishte në ditët më të vështira për vendin.

“Më lejoni që të ftojë dikë që me siguri do ta njihni. E keni njohur në një momentet vështirë, kur ra tërmeti. Kur shpërndaheshin lajme të rreme për tërmetin që do të binte në orën filan e filan, nga ata të cilët shpifnin. Qytetarët kishin nevojë për zërin e dikujt që i lehtësonte dhe i qetësonte nga maja e një jete të gjatë profesionale, e një integritet të pacenueshëm moral në profesion. Një eksperiencë e gjatë si nënë dhe si gjyshe. Dua që Luljeta Bozo të jetë këtu me mua. Që Luljeta Bozo të mund të përcjellë idenë se ne kemi bërë shumë, por jo aq sa është mjaftueshëm për të thënë: oh sa mirë. Kjo vlen dhe për PS, por edhe për përpjekjet tona. Luljeta të falënderoj shumë për mundimin dhe ne sot jemi këtu për të bërë një përmbledhje të adresimit të plagëve të rënda që hapi tërmeti. Besoj për të gjitha këto arsye, vlen dhe për ato arsye që ne ti shpjeguam. Je njeriu i duhur, në kohën dhe vendin e duhur. Jo vetëm për ato momente kur u bërë një nënë, motër, gjyshe e dashur për qytetarët. Por dhe në pjesën pas, pasi ndihma jote ka vazhduar dhe ka qenë e vyer”, tha Rama./L.F-dritare.net