Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Humb jetën nga Covid-19, mjeku Mihal Kerci!

Humb jetën nga Covid-19, mjeku Mihal Kerci!

Një tjetër mjek ka humbur jetën mëngjesin e ditës së sotme. Viktima e radhës është kryetari i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive, Mihal Kerci.Ai prej disa ditësh ndodhej në gjendje të rëndë, por e ka humbur betejën me Covid 19, duke u bërë mjeku i 25-të që është ndarë nga jeta për shkak të koronavirusit.

Lajmin për humbjen e Kercit e ka dhënë Tritan Shehu, përmes një postimi në Facebook ku shkruan se është ditë zie për Anestezi-Reanimacionin e mjekësisë shqiptare.

“Nje “Requiem” per Prof. Dr. Mihal Kerci!

Sot dite zije per Anestezi-Reanimacionin e mjekesine shqiptare!

Disa ore me pare, pas jave perpjekje, disa here shpresash, me tej deshperimesh ne humbem nje nga koleget tane me te mire, Kryetarin e Shoqates sone te Anestezi-Terapi Intensive, mikun e vlefshem, njeriun e ditur, te mire e te pa pertueshem, Mihalin tone!

Familja e tij humbi ate pjestar, bashkeshort e baba shembellor.

Studentet nuk do te degjojne me leksionet e tij plot shkence e pasion, pacientet nuk do ta kene me ne momentet me te veshtira te tyre mbi koke, duke u transmetuar shprese, besim e qetesi!

Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungoje nje nga “kolonat” e organizatoret me te vlefshem te tij, zeri i tij nuk do te degjohet me plot dije e eksperience ne Konferencat, debatet, diskutimet tona….

Do na mungoje te gjitheve, familjareve, kolegeve, shokeve, miqve, te semureve qe presin te sherohen…qytetareve ne terresi.

Ta kujtojme gjithemone ashtu sic ishte ne jeten e punen e tij!

Ngushellimet me te sinqerta e te dhimbeshme”, ka shkruar Shehu.