Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hoti tha se kapacitetet spitalore janë në limite, në Kosovë vijon rritja e rasteve me koronaviorus!

Hoti tha se kapacitetet spitalore janë në limite, në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik në Kosovë ka konfirmuar 216 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

“Sot më 12 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 216 raste pozitive.”, thuhet në raport.

Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se vendi ndodhej në limite të kapaciteteve spitalore, përfshirë ato private dhe të gjithë qendrat e pritjes së qytearëve./ I.M-Dritare.net