Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Avdullah Hoti: Ndërgjegjësohuni! Jemi të detyruar të publikojmë video nga Infektivi që ta besoni Covid-19!

Avdullah Hoti: Ndërgjegjësohuni! Jemi të detyruar të

Përmes një deklarate për medie, pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur në lidhje me situatën e rëndë me koronavirusin. Hoti u shpreh se, 30% e qytetarëve të Kosovës nuk e besojnë se Covid-19 është problem serioz. Edhe në këtë situata ata si qeveri kanë vendosur të ndërmarrin një fushatë agresive mediatike dhe të publikojnë pamje nga Infektivi.

Hoti tha: "30% e kosovareve nuk e besojnë se koronavirus është problem serioz. Prandaj, ne si qeveri kemi vendosur të marrim një fushatë agresive mediatike dhe jemi të detyruar të publikojmë në media pamje nga Infektivi. Ne do të publikojmë pamje nga ajo që po përballen të sëmurit. Ne i ftojmë familjet që kanë humbur njerëz të tregojnë historitë e tyre. Jemi ne limitet e kapaciteteve tona spitalore prandaj do të ndërmarrim masa të egra."/K.C/dritare.net