Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hapet rruga Qukës–Qafë-Plloçë, distanca me Tiranën vetëm 1 orë e 30 minuta!

Hapet rruga Qukës–Qafë-Plloçë, distanca me

Hapet për qarkullim aksi Qukës–Qafë Plloçë!

Prej ditës së sotme, segmenti Qukës–Qafë Plloçë është zyrtarisht i aksesueshëm për të gjitha automjetet.

Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin të pranishëm në inaugurimin e këtij aksi të rëndësishëm.

Kryeministri është pritur me daulle, muzikë dhe flamuj kuq e zi nga banorët e zonës.

Ky aks është një arterie me rëndësi jetike për Juglindjen e vendit dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën për të përshkuar distancën nga Tirana deri në Korçë.

Pas një pritjeje 16-vjeçare, tashmë distanca Tiranë-Korçë do përshkruhet vetëm për 1 orë e 30 minuta.

Ky aks jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin drejt juglindjes, por krijon mundësi zhvillimi për të gjithë zonën, duke nxitur më tej turizmin, por edhe sektorin bujqësor./E.P-dritare.net