
Greqia do të heqë disa kufizime të Covid-19 javën e ardhshme si pjesë e një plani për të rihapur gradualisht një ekonomi të brishtë edhe kur spitalet janë ende nën presion. Sallonet e bukurisë dhe vendet arkeologjike do të hapen nga data 22 mars. Shtetrrethimi në fundjavë do të nisë dy orë më vonë nga tani, në orën 21:00. Kishat gjithashtu do të rihapen në 21, 25 dhe 26 Mars, për Pashkën Ortodokse. /L.F-dritare.net

















