Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Grabitet me armë një bankë te stadiumi 'Selman Stërmasi'!

Grabitet me armë një bankë te stadiumi 'Selman

Një bankë e nivelit të 2 pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’ është grabitur mesditën e sotme nga një person ende i paidentifikuar. Ky i fundit hyri në bankë i maskuar dhe nën kërcënimin e një arme, i ka marrë paratë nga duart një klienteje që sapo i depozitonte.

Sapo kishte nxjerrë çantën me para që do t’i depozitonte te arka e bankës, autori është afruar dhe ia ka marrë nga dora dhe më pas është larguar, pa ia dhënë akoma punonjëses së arkës. Nga dëshmia e saj në polici ka deklaruar se ka pasur me vete 10 mijë paund që do t’i depozitonte.

Ende nuk është e qartë shuma e grabitur ndërsa raportohet se autori është larguar nga vendi i ngjarjes me skuter ndërsa në kokë ka pasur një skafandër motori. Autori ka mbërritur pranë bankës me një skuter nga drejtimi i kryqëzimit të Komunës së Parisit. Pasi e ka lënë mjetin jashtë, ai ka hyrë menjëherë në ambientet e bankës. Pas marrjes së shumës së parave, është larguar nëpërmjet rrugës “Sulejman Delvina”, ndërsa dyshohet se më pas ka braktisur skuterin në një garazh.

Sipas hetimeve paraprake, ai ka vijuar arratisjen në drejtim të zonës së Bllokut. Policia po vijon kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.