Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjykata Kushtetuese pranon shqyrtimin e ankimit për pezullimin e Belinda Ballukut

Gjykata Kushtetuese pranon shqyrtimin e ankimit për pezullimin e Belinda

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë shqyrtimin e ankimit të paraqitur për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Vendimi është marrë me shumicë votash, 5 pro dhe 3 kundër.

Ankimi mban firmën e kryeministrit Edi Rama dhe lidhet me vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme. Seanca e parashikuar fillimisht për datën 4 dhjetor u shty për sot, për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve të paraqitura dhe kërkesës së disa prej anëtarëve të gjykatës.

Me pranimin e ankimit, Gjykata Kushtetuese do të nisë shqyrtimin e plotë të çështjes në seancat e ardhshme./K.C/dritare.net