
Sot, më 1 Dhjetor 2025, i urojmë 96-vjetorin një shtetari të madh — ish-Presidentit Alfred Moisiu.
Në intervistën e tij të fundit në Dritare TV, për gazetaren Rudina Xhunga ai përcolli mesazhe të forta për largimet e të rinjve, për sfidat e vendit dhe mbi të gjitha për dashurinë e tij të thellë për Shqipërinë – dashuri që e udhëhoqi në çdo vendim si President.
“Partia ime është Shqipëria” mbetet jo vetëm një thënie, por një mësim dhe një shembull për politikën shqiptare.
Gëzuar ditëlindjen, z. Moisiu! Ju urojmë shëndet, qetësi, gëzim dhe jetë të gjatë, pranë njerëzve tuaj të dashur.
Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë në linkun më poshtë!